Me rastin e Fitër – Bajramit, ditën e parë të festës, më 25 qershor 2017, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, si tradicionalisht, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës u ka uruar festën e Fitër- Bajramit të gjithë besimtarëve duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona, njofton Klan Kosova.