Analisti Imer Mushkolaj nuk i beson më LDK’së. Për këtë, thotë se nga përvoja e së kaluarës është bindur se vijat e kuqe nuk ekzistojnë.

“Bazuar në përvojën e kaluar nuk e hedh poshtë mundësinë që një gjë e tillë ose diçka e ngjashme të ndodh edhe tash. Natyrisht pastaj arsyetimet për piqen që t’i bëjnë shumë, si me thanë, të besueshme në kuptimin se e bën këtë për një arsye madhore dhe jo thjesht për të ardhur në qeverisje ose thjesht për të vazhduar në këtë rast LDK’ja aty ku e ka përfunduar”, tha Mushkolaj për KTV’në.