Gjermania fiton Kampionatin Europian për U-21, pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 Spanjën në finale.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Mitchell Weiser në minutën e 40-të, që rezultoi të ishte goli përfundimtar dhe i titullit për gjermanët.