Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët se secilit shofer i cili posedon patent shofer, me kërkesë të tij i jepet edhe patent shofer ndërkombëtar.

Siç kumtoi MPB, konform nenit 315, paragrafit një dhe gjashtë nga Ligji për siguri në komunikacion (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 169/15, që fillojnë të zbatohen prej pasnesër (30.06), shoferit të cili i është shqiptuar sanksion kundërvajtës – ndalesë për drejtim të automjetit motorik për periudhë të caktuar – nuk mund t’i jepet patent shofer ndërkombëtar derisa i zgjat ndalesa.

Në pajtim me Rregulloren të shpallur në GZ të RM-së nr. 80/16 si shtesë në kërkesën për dhënien e patent shoferit ndërkombëtar bashkëngjitet edhe vërtetim i lëshuar nga MPB dhe SPB )Sektori për punë administrative) se kundër shoferit nuk është shqiptuar sanksion kundërvajtës, gjegjësisht ndalesë për drejtim të automjetit motorik. Vërtetimi jepet menjëherë pas kërkesës së dorëzuar.

Global