Trajneri portugez Jose Mourinho ka përzgjedhur një mënyrë të veçantë për të falënderuar dy futbollistët e njohur Alonso dhe Arbeloa, me të cilët ka punuar derisa ishte në Real Madrid.

Mesfushori legjendar Xabi Alonso përfundoi karrierën e tij të futbollit, pasi muajin e kaluar luajti ndeshjen e fundit për Bayern Munich. Ai gjatë kohës sa ishte në Real Madrid luajti me Alvaro Arbeloa, i cili doli në pension sot.

Mourinho ka punuar me të dy ata kur ishte trajner i klubit mbretëror dhe vendosi që përmes Instagramit t’i falënderojë për kontributin e tyre në ndeshjet e futbollit.

“Fundi i një karrierë dhe fillimi i një tjetre. Me të njëjtin sukses dhe me të njëjtin dinjitet. Futbolli ka nevojë për burra”, shkruan eksperti portugez.

Comments are closed.