Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 20, ndërsa ajo e ditës prej 32 deri në 38 gradë Celsius. UV-indeksi do të ketë vlerën 9.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të matura. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 18, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 36 gradë Celsius.

Për shkak të rrymës jugperëndimore të ajrit, gjatë ditëve të ardhshme do të jetë edhe më ngrohtë me temperatura mbi mesatare të ajrit. Prej të enjtes deri të shtunën në pjesën më të madhe të vendit temperatura maksimale do të tejkalojë 35, ndërsa përgjatë Vardarit edhe 40 gradë Celsius. Të enjten do të fryjë erë e përforcuar jugperëndimore.

Të dielën pasdite dhe gjatë natës do të ketë të reshura të shiut dhe bubullima. Prej të hënës temperatura e ditës në mënyrë të konsiderueshme do të bie, për më shumë se 10 gradë në krahasim me ditët paraprake.

T mobile In article [4]
Global