Edhe pse fëmijët e vegjël kanë një prirje të gënjejnë ndonjëherë atyre nuk i duhet bërtitur për dicka të tllë, por duhet shpjeguar sepse nuk duhet bërë.
Por çfarë e detyron një fëmijë të gënjejë?
Para së gjithash duhet të saktësojmë se për cilën moshë jemi duke folur, dhe konkretisht para moshës 6-7 vjeçare, në të cilën fëmija fillon të thotë gënjeshtra me qëllim, pra në mënyrë të vetëdijshme e tregojnë diçka ndryshe nga mënyra si ka ndodhur.
Ndër fëmijët e vegjël e tregojnë një gënjeshtër ashtu si ju duket atyre, ose ashtu si ata do të dëshironin të ishte, në mënyrë tepër naïve dhe pa ndonjë qëllim të veçantë.
Në botën e fëmijëve, kufiri midis realitetit dhe fantazisë është tepër i brishtë dhe shpesh përzihen bashkë pa e kuptuar edhe ai vetë. Duke qënë kështu fëmija mund të shprehë se ka qënë prezent në situata të paqëna, duke krijuar gjithashtu edhe shokë imagjinarë.
Si duhet të veprojnë prindërit?
Nëse fëmija thotë se nuk ka ngrënë çokollatë edhe pse mund ta ketë fytyrën pis, ju si prindër nuk duhet të inatoseni por duhet të përballoni këto gënjeshtra duke i shpjeguar me qetësi fëmijës se bëhet fjalë për një sjellje jo të mirë të cilën nuk duhet ta përsërisë.
Në momentin që fëmija fillon të shkojë në shkollë, fillon të thotë gënjeshtra me qëllim që të tregojë fakte të ndryshme tek prindërit.
Kjo është si një mënyrë për të kërkuar autonomi nga prindërit, por mund të ndodhë edhe si pasojë e mungesës së dëshirës për të lënduar personat e dashur, kështu ai fillon të tregojë fakte që do t’i bëjnë ata të ndihen më mirë. Gjatë bisedës ju duhet ta dëgjoni me kujdes se çfarë ai thotë, pa e ndërprerë në mënyrë që të kuptoni se përse ai është duke ju gënjyer.
Në këtë mënyrë mund të zbuloni edhe dëshira të fshehta të fëmijës. reagimi juaj ndaj gënjeshtrave duhet të jetë gjithmonë i njëjtë në mënyrë që fëmijë të mësohet të rritet pa to