Jose Mourinho e ka marrë seriozisht transferimin e Alvaro Moratas nga Real Madridi

Tabloidi britanik, The Sun, shkruan se Jose Mourinho do të bëj çmos që ta transferoj Alvaro Moratan nga Real Madridi.

Thuhet se strategu portugez është i gatshëm t’i ofroj kampionit të Spanjës dhe Evropës 60 milionë funte  (68 milionë euro) për Moratan.

Mourinho shpreson që ish sulmuesin e Juventusit ta transferoj para udhëtimit, me 9 korrik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në turneun para-sezonal, përcjell Express.

Morata shihet si zëvendësueses i Zlatan Ibrahimovicit, i cili nuk do të jetë pjesë e Manchester Unitedit në sezon e ri.

Sulmuesi spanjoll dëshiron të largohet nga Real Madridi, pasi nuk po zë vend në formacione e Zinedine Zidanes.