Klubi kuqezi ende nuk ka hequr dorë nga Gianluigi Donnarumma.

Milani po mundohet të bëjë të pamundurën që ta bind Gianluigi Donnarumman për të qëndruar, pasi që ky i fundit nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën e cila i skadon në qershor të vitit 2018.

Vincenzo Montella udhëtoi në Castellammare di Stabia, vendlindjen e lojtarit, 25 për të takuar babanë e Donnarummës, të cilit i shprehu mbështetjen e klubit në këtë situatë të vështirë për djalin e tij.

Sipas Gazzetta dello Sport, Montella ka thënë se Donnarumma i ka ende hapur dyert e Milanit dhe se klubi nuk po kërkon më një portier zëvendësues, pasi që ende llogaritë në 18-vjeçarin, duke shpresuar për të ndryshuar mendim edhe pse një gjë e tillë do të jetë shumë e vështirë.