Monika Kryemadhi akuzoi Partinë Socialiste se po blen më shumë vota se çdo parti tjetër.
Sipas Kryemadhit, blerja e votës bëhet nëpërmjet punonjësve të bashkisë dhe punonjësve të policisë.
Kryemadhi deklaroi se punonjësit e bashkisë i lënë paratë në pika të ndryshme, dhe pas orës 16:30 inspektorët e policisë i shpërndajnë ato.
Zv.kryetarja e LSI-së tregoi se këto informacione i janë dërguar edhe ambasadave.
“Partia që po blen më shumë votën sot është PS-ja. I kanë me punonjës të bashkive të tyre, i lënë paratë në pika të ndryshme dhe pas orës 16:30 inspektorë të policisë kriminale shpërndajnë paratë. I kemi çuar dhe në ambasada këto informacione. Dje në Gramsh makinë me targa false. Jo më larg se dje një kamion me miell në fshatin Kukur.
Mua me thënë të drejtën nuk më vjen keq se ato janë zona aq të varfra, le tua marrin paratë dhe miellin, ama ditën e zgjedhjeve u kam thënë shkoni votoni dhe mendoni për 4 vitet tuaja.” – deklaroi Kryemadhi në emisionin “Studio e Hapur”.