Topçinjtë” është e mundshme të bëjnë ofertën e dytë për futbollistin francez, pasi që Monaco ka refuzuar kërkesën e parë prej 35 milionë euro për Thomas Lemar, shkruan Goal.

Kjo nuk është hera e parë që Arsenal këtë sezon u dëshpërua, pasi që edhe më herët Lyon refuzoi kërkesën e klubit londinez prej 44 milionë funtash për shërbimet e Alexandre Lacazette.

Pavarësisht refuzimit, trajneri i Arsenalit Arsene Wenger duket se nuk do të heqë dorë nga nënshkrimi i kontratës me Lemar, duke bërë një ofertë të re.

Por, Monaco, i cili tashmë ka shitur Bernardo Silva në Manchester City, nuk dëshiron që shumë lojtarë të tij të largohen nga skuadra këtë verë,.

Arsenali nuk ka hequr dorë as nga blerja e Mbappe, i cili mund të kalojë në radhët e ekipit londinez nëse arrihet marrëveshja.