Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogerini tha se BE-ja dhe NATO-ja po bashkëpunojnë me rastin e porosive, të cilat i dërgojnë ndërmjet tjerash edhe drejt Ballkanit Perëndimor.
Ajo ka paralajmëruar se në vjeshtë mund të vijë deri te vizita e përbashkët e saj dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në rajon.
“Gjatë vizitës sime të fundit në rajon kam takuar gjashtë partnerë në Ballkanin Perëndimor dhe disave ua kam bartur porosinë shumë të qartë në emër të sekretarit të përgjithshëm. Ne më herët bashkërisht kemi shqyrtuar situatën në terren dhe kemi konfirmuar pozitën e përbashkët”, deklaroi Mogerini.
Ajo theksoi se bashkëpunimi i BE-së dhe NATO-s aktualisht është shumë i fuqishëm dhe gjithëpërfshirës.
“Jemi të gatshëm të shkojmë në vizita të përbashkëta në Ballkan, ose diku tjetër në botë. Të dy kemi agjendë të komplikuar, por do të shikojmë mundësinë e vizitës së përbashkët, ndoshta jo menjëherë në Ballkan, por gjithsesi në vjeshtë”, ka porositur Mogerini.