Në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike në Tiranë, të parët që kanë marrë fjalën kanë qenë qytetarët shqiptarë.

Të gjithë njëzëri kanë deklaruar se në 25 qershor do të votojnë për Partinë demokratike, pasi e vetmja shpresë e tyre për të dalë nga mjerimi është programi ekonomik i PD-së dhe Lulzim bashës.

Një fermer deklaroi se votën në 25 qershor do ta japë për numrin 6-të, sepse është e vetmja forcë politike e cila ka të përfshirë në programin e saj bujqësinë.

Ndërsa një përfaqësuese e biznesit të vogël deklaroi se me programin ekonomik të PD-së, të gjithë shqiptarët do të ken më shumë para në xhepat e tyre dhe biznesi i vogël do të fuqizohet.