Gjykimi për rastin “mit-marrje”, ku i akuzuari i pare është kryeministri Zoran Zaev, anulohet për më 27 shtator. Pala mbrojtëse ka kërkuar që video materialet të incizuara përmes masave të posaçme hetimore të publikuara në youtube të mos merren si dëshmi sepse është shkelur ligji për shpallje publike. Avokatët kanë kërkuar që gjyqi të prononcohet nëse video materiali mund të merret si dëshmi apo jo. Si shembull për një vendim të tillë pala mbrojtëse theksoi rastin”shuplakat e porositura bë Komunën qendër ku i akuzuari i pare është ish kryeministri Nikolla Gruevski.

Kryeministri Zoran Zaev sot u paraqit në gjykatë për rastin “Mit-marrje”. Ai për here të pare si kryeministër  paraqitet në proces gjyqësor, ku është i akuzuar për mit-marrje. Zaev akuzohet se si kryetar i Strumicës nga biznesmeni Ivan Nikollov Saçevaliev ka kërkuar 163.924 euro, gjegjësisht 2 euro për një metër katror për tokë ndërtimore në Strumicë.

Zaev ka kërkuar që seanca gjyqësore të përfundoj në ora 12;00 për arsye të mbledhjes së qeverisë.

Derisa avokati Filip Medarski ka kërkuar që të hidhen poshtë si të pavlefshme dëshmitë nga masat e posaçme hetuese të cilat veç-më janë publikuar, ndërkohë që kanë qenë sekret shtetëror. Sipas tij incizimet i ka publikuar person që ka pasur kontakt me to dhe ka kryer vepër penale publikim të sekretit shtetëror.

Мојата намера е целосно почитување на судот и судските одлуки,…

Мојата намера е целосно почитување на судот и судските одлуки, очекувам правда

Gepostet von Zoran Zaev am Dienstag, 27. Juni 2017