Lëvizja për reforma në PDSh e ka cilësuar si të pasuksesshëm misionin e Prokurorisë Speciale, e cila deri në fund të mandatit të saj nuk arriti të ngrejë akuza për rastet e ndjeshme për shqiptarët, “Monstra”, “Sopoti” dhe “Lagja e trimave”.

“LR-PDSh e ka përkrahur që në fillim në të gjitha format dhe mënyrat Prokurorinë Publike Speciale si institucion i pavarur gjyqësor i krijuar nga konsensusi politik”,– thuhet në reagim.

PPS ishte e vetmja shpresë për instalimin e drejtësisë në vend, duke filluar me procesimin e lëndëve që dolën nga publikimi i përgjimeve të paligjshme si dhe ndjekjen e politikanëve të implikuar në krim të organizuar, falsifikim zgjedhor, korrupsion dhe në procese të montuara gjyqësore. Por, “LR-PDSh vlerëson se krahas këtyre aktakuzave të publikuara, duhej të ishin edhe aktakuzat për rastin “Monstra” dhe “Lagjja e trimave”, të cilat janë edhe pjesë e Deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare, duke e inkorporuar në programin qeveritar si dhe duke treguar gatishmëri të plotë në mbështetje të Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve si dhe vazhdimin e mandatit të PPS-së”,- thuhet në reagim.