“Bullgaria e pranon shtetin maqedonas, e pranon edhe gjuhën maqedonase në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, deklaroi shefja e diplomacisë bullgare dhe zëvendëskryeministrja, Ekaterina Zaharieva, duke shtuar se nuk sheh asgjë të keqe nëse pranohet gjuha maqedonase, njofton Portalb.mk.

Ajo në një intervistë për televizionin bullgar BTV, thotë se vizita e nivelit të lartë në krye me kryeministrin, Zoran Zaev, paraqet zbutje të marrëdhënieve me Bullgarinë, duke na rikujtuar se vizita e fundit e kryeministrit të Maqedonisë në Sofje ka qenë në vitin 2013, dhe se ka zgjatur vetëm 50 minuta.

Zaharieva, gjithashtu, theksoi se Bullgaria është këtu që t’i ndihmojë Maqedonisë, gjithmonë kur do të kërkojë ndihmë.

T mobile In article [4] Laor

“Porosia e dy kryeministrave ishte e qartë. Bullgaria do t’i ndihmojë kur t’i kërkohet. Për gjuhën, nuk shoh asnjë problem këtu. Ne e kemi pranuar shtetin maqedonas dhe Kushtetutën e saj”, tha Zaharieva, duke shtuar se askush nuk e mohon historinë e Maqedonisë, as bullgaria.