Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Treneska-Deskoska i filloi konsultimet për reformat e paralajmëruara në arsimin sipëror. Sot ajo realizoi takim me përfaqësues të Plenumit të studentëve në të cilin ishte biseduar për kyçjen e përfaqësuesve të tyre në grupin punues i cili do të punojë në përpilimin e Ligjit për arsim të lartë.

Ngriti një organizate masive të studentëve të cilët publikisht, qartë dhe saktë e treguan qëndrimin e tyre rreth ndryshimeve të dëmshme të Ligjit për arsim sipëror të cilat u miratuan nga ana e pushtetit paraprak dhe si rezultat i qëndrimit të tyre të shfaqur qartë dispozitat të cilat u miratuan u shtyn disa herë, po prolongohet zbatimi i tyre.

“Që në pjesëmarrjen time të parë paralajmërova se do të vijojnë reforma serioze në arsimin e lartë dhe për këtë qëllimi im fillestar ishte të konsultohem fillimisht me ata të cilët në mënyrë autentike e prezantuan revoltën e studentëve për këto ndryshime. Sot biseduam rreth kyçjes së përfaqësuesve të Plenumit të studentëve në grupin punues i cili do t’i përgatit ndryshimet për Ligjin për arsim sipëror dhe në të cilën do të hapet mundësia për theksim burimor të qëndrimeve të studentëve që do të merren parasysh”, deklaroi ministrja pas takimit.

Siç informojnë është biseduar edhe rreth parimeve për organizim studentorë, rreth mënyrës së studimit, pastaj është hapur çështje rreth standardeve studentore, sepse siç tha ministrja, edhe ky Ligj duhet t’i nënshtrohet  procesit të rishikimit nga ana e studentëve, por edhe nga ana e opinionit profesionist me qëllim që të gjejmë zgjidhje e cila do të thotë përmirësim i standardeve studentore në Republikën e Maqedonisë.

Duke theksuar se dëshiron të hap proces të debatit të ekspertëve dhe debat të atyre që janë përfshirë nga ky Ligji, paralajmëroi se në ditët e ardhshme do të bëjë konsultime edhe me palët tjera të përfshira dhe personat të cilët do të kyçen në përpilimin e Ligjit për arsim sipëror.

Dea Zdravkovska nga Plenumi studentor pas takimit theksoi se sot pas tre vitesh luftë përfundimisht është realizuar takim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Shtoi se si Plenum studentor dëshirojnë të vazhdojnë të punojnë në mënyrë transparente dhe publike. “Do ta motivojmë ministren të punojë në këtë proces, por dëshiroj të përkujtoj se Plenumi studentor nuk u formua që ta rrëzojë pushtetin paraprak, por ta kritikojë secilin që sjell reforma të këqija të cilat nuk kanë prapavijë në sferën e arsimit dhe prandaj e përkujtojmë ministren e re se ne jemi këtu kur dikush bën hap të keq”, tha Zdravkovska.

Lidhur me rishqyrtimin e teksteve shkollore, duke i përfshirë edhe ato të historisë, ministrja tha se që në ditën e parë të mandatit ka paralajmëruar se do të rishikohen programet mësimore dhe tekstet shkollore edhe atë jo vetëm të historisë, por në të gjitha lëndët. “Rishikimi i të gjitha teksteve shkollore do të jetë një proces i cili do të debatohet në nivel të ekspertëve. Unë për momentin në Ministri kam marrë parashtresë nga Avokati i Popullit për test shkollor nga Shoqëria e cila përmban pjesë diskriminuese. Duke e pasur parasysh atë që opinioni shpesh ballafaqohej me shembuj të teksteve në të cilat kemi konstatime të gabuara, ku ka gjuhë të urrejtjes, ku ka qëndrime diskriminuese dhe paragjykime do të thotë të gjitha tekstet shkollore do të hapen në proces të rishikimit në arsimin e përgjithshëm me qëllim që të hiqen gabimet të cilat i mësojnë nxënësit, theksoi ministrja i informoi se për këtë rast është formuar edhe grup pune në Ministri.

Sipas saj nuk guxon të lejojë që nxënësit të mësojnë prej teksteve shkollore të gabuara, siç tha, që i plotësojnë me paragjykime, me paragjykime diskriminuese, me gjuhë të urrejtjes, mendoj se këtu duhet bërë reformë serioze.

Ajo shtoi se nga Shoqata e shkrimtarëve ka arritur edhe një nismë për rishikimin e listës së lektyrave dhe vlerëson se kjo duhet të bëhet në kuadër të procesit të rishikimit të teksteve shkollore.

Theksoi se do të vazhdojë projekti për tekste shkollore falas, pasi që arsimi fillor dhe i mesëm është i obligueshëm dhe ky program duhet të vazhdojë.