Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carevska sot u takua me ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, Kristian Timonie.
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtuan se në takim u bisedua për prioritetet e përbashkëta që i lidhin këto dy vende. Me këtë rast u vendos theks në bashkëpunimin e ardhshëm në sferën e mbrojtjes sociale, janë këmbyer mendime dhe është shprehur gatishmëri për përkrahje të ndërsjellë mes institucioneve të dy vendeve.
Një nga temat prioritare kanë qenë mundësitë me theks të posaçëm në sigurimin e mbrojtjes dhe përkrahjes së grave viktima në dhunën e bazuar gjinore.
Me këtë rast, ministrja Carovska dhe ambasadori Timonie u pajtuan se me rëndësi kyçe është të bashkëpunohet me organizatat joqeveritare të grave të cilat ofrojnë shërbime të tilla.