Që të miratohen ligje për ndërtim dhe për planifikim hapësinor dhe urbanistik të cilët nuk do të ndryshohen në çdo tre muaj, ndërsa Ligji për furnizim publike të pësojë ndryshime posaçërisht në pjesën e kritereve.

Këto janë një pjesë e kërkesave të cilat kryetari i Shoqatës së ndërtimtarisë dhe materialeve ndërtimore pranë odës Ekonomike të Maqedonisë, Andrea Serafimovski sot ia prezantoi ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.

Është e domosdoshme, theksoi Serafimovski, që të intervenohet në Ligjin për ndërtim i cili gjatë shtatë viteve të fundit ka pësuar 25 ndryshime, nëse duhet të jepet hapësirë dhe kohë më të madhe me qëllim që të miratohet ligj i cili nuk do të ndryshojë në çdo tre muaj.

“Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik është miratuar nga fundi i vitit 2014 dhe ka ndryshime në çdo tre muaj. Duhet të miratohet ligj i qartë i cili një kohë më të gjatë nuk do të ndryshojë vazhdimisht”, tha Serafimovski në takimin me Sugareskin, i cili u mbajt në Odën Ekonomike të Maqedonisë.

Ai propozoi që Oda Ekonomike e Maqedonisë çdoherë të ketë përfaqësues në komisionet e Kuvendit dhe të marrë pjesë në debat që të mund t’i transmetojnë qëndrimet e bashkësisë afariste.

Ministri Sugareski në takimin tha se ai mbahet me qëllim që në mënyrë të hapur t’i dëgjojnë problemet dhe nevojat e tyre. Potencoi se janë të hapur për bashkëpunim, do të japin mbështetje për të gjithë dhe do t’i dëgjojnë edhe një herë kërkesat e tyre të lidhura me ndryshimet ligjore të cilat duhet të ndiqen dhe të gjithë nevojat të cilat i kanë me qëllim që Qeveria e re reformuese të realizojë numër sa më të madh të investimeve kapitale.

“Duket se ka probleme serioze jo vetëm në pjesën e financave, por në përgjithësi rreth gjithë asaj që është e lidhur me investimet kapitale. U përmendën ligji për ndërtim, për planifikim urbanistik…”, theksoi Sugareski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve para fillimit të takimit, ai tha se për rrugën Milladinoc – Shtip kërkohet aneks plotësues, për shkak se afati për ndërtimin e saj ka skaduar dhe kërkohet zgjidhje për autostradën Kërçovë – Ohër.

“Në afatin më të shpejtë të mundur në pajtueshmëri të analizës e cila po përgatitet do të dalim dhe do të kumtojmë se cilat janë qëllimet e mëtejshme duke pasur parasysh se atje është përfshirë edhe Prokuroria Speciale Publike me hapje të disa lëndëve të lidhura me ndërtimin e rrugëve”, shtoi Sugareski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve Serafimovski tha se do të hapet problemi për aktivitetet e ndërprera momentale të punonjësve ndërtimorë.

“Ne si përfaqësues të së drejtave dhe të anëtarëve të cilët janë pjesë e Shoqatës konsiderojmë se dikush duhet të mendojë edhe për ato firma të cilat punojnë dhe ekzistojnë dhe personat të cilët marrin pagë nga ajo. Në rrugën Kërçovë – Ohër punojnë tre firma vendore dhe mbi 1.000 të punësuar, ndërsa dy në rrugën Shtip – Milladinoc dhe 500 deri në 600 të punësuar”, theksoi Serafimovski.

Gjatë pesë muajve të kaluar, theksoi, ndërtimtaria ka realizuar rritje, firmat kanë punë, po punohet, ka ekzistencë nga ndërtimtaria. Sipas tij, ky trend rritës duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.