Mundësia për përshpejtim të procedurës për nënshkrimin e marrëveshjes mes dy vendeve për kalimin e kufirit me letërnjoftime, ishte temë e bisedës në takimin e sotëm të punës në Shkup mes ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ambasadores së Bosnjës e Hercegovinës në Maqedoni, Lepa Babiq.

Në takim, informojnë nga MPB-ja, u theksua bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve dhe u dakordua që të përshpejtohet procedura për nënshkrimin e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë të patentshoferave.

Ambasadorja Babiq në takimin e sotëm ia dorëzoi ftesën ministrit Spasovski për vizitën në Ministrinë e Sigurisë të Bosnjës e Hercegovinës në gjysmën e dytë të korrikut.