Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Norvegjisë, Borge Brende, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Dimitrov dhe Brende, siç kumtoi Minsitria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, në takimin e sotëm do të bisedojnë për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve miqësore, për mbështetjen dhe ndihmën nga Mbretëria e Norvegjisë për anëtarësim sa më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, për bashkëpunimin rjaonal, si dhe çështje të tjera aktuale të planit ndërkombëtar.

Në kuadër të vizitës zyrtare, ministri norvegjez do tëp pritet edhe nga presidenti Gjorge Ivanov, nga kryeministri Zoran Zaev, ndërkaq do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

T mobile In article [4] Laor