Ministri i Financave Dragan Tevdovski do të mbajë takim me përfaqësuesit e odave ekonomike për rritjen e pagës minimale.
Me takimin vazhdon dialogu i hapur i cili filloi të premten e kaluar kur në Ministrinë e Financave për bisedime për pagën minimale ishin sindikalistët.
Sipas premtimit parazgjedhor, paga minimale në vend duhet të jetë 12.000 denarë dhe të jetë e njëjtë për të gjithë. Ministri deklaroi se projeksioni i këtillë është i mundur, ndërsa për realizimin e saj do të ketë shkurtime”, theksoi ai, nga komoditeti i pushtetit.
Pas bisedimeve me sindikalistët dhe odat ekonomike, ministri i Financave duhet të ketë takim edhe me punëdhënësit. Edhe ata i japin mbështetje propozimit tonë. Thonë se absolutisht ka hapësirë për rritjen e pagës minimale por, vetëm nëse nuk ka presione politike dhe dënime”, theksoi Tevdovski para takimit me sindikalistët të premten.
Vendimet e dakorduara me të gjitha palët e prekura rreth lartësisë së pagës minimale do të prezantohen dhe debatohen edhe para Këshillit ekonomiko-social.