Ministri Demiraj takon kandidatët e parë për deputetë të forcave kryesore: Policët të rrinë jashtë zgjedhjeve

Ministri i Brendshëm teknik Dritan Demiraj, para ditës së votimeve, ka zhvilluar një takim me subjektet elektorale, PS, LSI dhe PD në qarkun e Beratit.
“Demiraj takoi koordinatoret e subjekteve politike, Blendi Klosi për PS-në, Nasip Naco për LSI-në dhe Eduart Halimi për PD-në, për të dëgjuar pretendimet në lidhje me procesin zgjedhor dhe udhëzoi Drejtorin vendor të Policisë së Qarkut Berat, të marre masa për parandalimin e shitblerjes së votës, të mospërfshirjes se efektivëve në proces dhe kërkoi nga palët zbutjen e tensioneve”, njofton zyra e shtypit pranë MB-së.
Klosi, Halimi e Naço udhëheqin listën e kandidatëve për deputetë të partive që përfaqësojnë.
Takimet e ministrit Demiraj u zhvilluan në kuadër të takimeve intensive që ai ka zhvilluar ditët e fundit në qarqet e Shqipërisë në funksion të zhvillimit të një procesi të qetë zgjedhor, shtojmë të njëjtat burime.
Qarku i Beratit ka qenë problematik për sa i përket zgjedhjeve. Nuk ka munguar dhuna dhe as akuzat e forta mes përfaqësuesve të PS-së dhe atyre të LSI-së.