Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot realizoi takim pune me një delegacion të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore të kryesuar nga z.Nebi Hoxha me ç’ rast u njoftua me aktivitetet e kësaj ode, e cila vepron që 11 vjet dhe me projektet e sfidat e afaristëve anëtarë të odes.

Ministri Bekteshi theksoi masat dhe projektet që ndërmerr Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit në vend, me çrast përsëriti qëndrimin se bizneset vendore do të keni mbështetjen e qeverisë.

Në takim u bisedua për masa konkrete që do të ndërmerren për një bashkëpunim edhe më të fuqishëm mes Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe Ministrisë së Ekonomisë si dhe gjetjen e  modaliteteve për një klimë më të mire biznesi për kompanitë vendore.

Gjatë bisedës u theksua nevoja për gjetjen e mënyrave për qasje më të lehtë të kompanive deri tek fondet shtetërore si një formë stimulimi për investime edhe më të mëdha.

Ministri Bekteshi shprehu gatishmëri të plotë dhe angazhim në përkrahjen e bizneseve shqiptare duke premtuar dhe mbështetje institucionale në iniciativat e tyre për një zhvillim më të mire dhe më të shëndoshë ekonomik.