Komuna e Gjakovës do të mbetet pa kryetaren Mimoza Kusari në muajin e fundit të udhëheqjes.

Ajo ka vendosur që të tërhiqet nga posti i kryetares për të mbajtur atë të deputetes së Kuvendit të Kosovës.

Këtë e bëri të ditur vetë Kusari në Rubikon të KTV’së.

“Janë shumë reflektime që duhet të bëhen karshi një fakti i cili është i pamohueshëm që unë fare nuk kam qenë e kënaqur me votat në Gjakovë, si të mijat, si të koalicionit. Ka qenë si një tush i ftohtë që më ka bërë të mendoj nëse ka të bëjë me udhëheqjen time”, ka thënë ajo.

Sipas Kusarit, mungesa e votave kishte të bënte për shkak të koalicionit të kaluar qeverisës.

“Si kryetare e komunës e cila jam ballafaquar me shumë probleme dhe kam parë që pa e pas një qeveri stabile në nivelin qendror nuk mund të kesh një stabilitet lokal. I bie që unë ta mbaj betimin deputete dhe të hiqem nga udhëheqja këtë muajin e fundit”, ka thënë Kusari.

Global