Milani raportohet se ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Arsenalit, Laurent Koscielny.

Klubi italian synon përforcimin e mbrojtjes dhe e ka zgjedhur francezin si cak kryesor, raporton “Telefoot”.

Koscielny ka qenë i lidhur disa herë me largim nga Arsenali, por “Topçinjtë” kanë refuzuar ofertat e klubeve franceze dhe atyre kineze.