Andrea Conti me shumë gjasë do të jetë nënshkrimi i ri i Milan për afatin kalimtar veror.

Mbrojtësi që sapo mbylli aventurën me Italinë U20 në Europian tani pret të transferohet te kuqezinjtë pavarësisht se për të ka oferta nga Interi dhe klube angleze.

“E di që klubet do të takohen për të arritur marrëveshjen. Kam vendosur që të shkoj te Milan”.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Gjithmonë i kam qenë mirënjohës Atalanta, por Milan është një ëndërr e bërë realitet”.

Global