Milani nuk përmbahet në këtë merkato. Së fundmi ekipi italian po vëzhgon lojtarin e rivalëve të tyre, Juan Cuadrado.
Sipas “Premium Sport”, Milan ka një ofertë prej 30 milionësh të cilën do ia paraqesë Juventusit në ditët e ardhshme. Lojtari do të ishte i dobishëm për kuqezinjtë, pasi loja e tij në krah do iu jepte gjallëri djajve të Montellës.
Gjithashtu me transferimin e Cuadrado në “San Siro”, Milan do të dobësonte kampionët e Serie A dhe në sezonin e ri do t’i rivalizonte për t’i marrë trofeun.