Milan është në bisedime për një përforcim të madh nga Bundesliga.
“Gianluca di Marzio” ka njoftuar se kuqezinjtë janë në kontakt me Bayer Leverkusenin në lidhje me transferimin e mesfushorit Hakan Calhanoglu.
Për 23-vjeçarin spekulohet se do të largohet nga Bayer Leverkusen, por ende nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.
Milan shpreson të fitojë konkurrencën me disa klube nga Premierliga, duke e sjellë Calhanoglun në Serie A.