Nuk është sekret që ylli i Atalantës, Andrea Conti, është prioriteti kryesor i Milanit në këtë merkato dhe duket se shumë shpejt gjithçka do të bëhet realitet.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë agjenti i lojtarit, Mario Giuffredi. Ai është takuar me drejtuesit e klubit italian gjatë ditës së sotme dhe pas më shumë se një orë diskutime, duket se është arritur marrëveshja.

“Jam shumë i kënaqur për takimin me Atalantën”, tha Giuffredi, i cili shtoi: “Tani gjithçka është në dorë të klubeve. Ka ende punë për t’u bërë që të kompletohet transferimi, klubet duhet të takohen që të finalizojnë marrëveshjen”.