Windows Fall Creators Update arrin me një numër të madh azhurnimesh të lidhura me sigurinë, të cilat janë të kurdisura që të paraqiten në momentin kur ekziston një shkallë e lartë e sulmeve të kibernetikës ndaj platformës së Microsoft.

Microsoft ka zbuluar se azhurnimet e ardhshme të mëdha do të avancojnë mbrojtjen Windows Defender Advanced Threat Protection, i cili paraqitet si zgjidhje ndaj infeksioneve me malware.

Sipas CNET-a, Microsoft ka bërë të ditur se do të përdorë të dhënat nga shërbimet cloud për të krijuar antivirusin AI, i cili do t’i mundësojë  Advanced Threat Protection që të ofrojë mbrojtje më të mirë nga sulmet kibernetike.

Njëra nga funksionet e inteligjencës artificiale (AI) është mundësia që menjëherë të detektojë praninë e kërcënimeve malware në kompjuter, transmeton KosovaPress. Microsoft më pas do të mundet që shumë shpejt malware-n ta vendosë në karantinë në cloud dhe të krijojë “signature” për identitetin e tij, i cili mund të përdoret edhe për mbrojtjen e kompjuterëve tjerë.