Prindërit indianë besojnë se e bërtitura nuk ndikon në edukim të mirë të fëmijës. Hinduizmi, Budizmi dhe Islami janë gërshetuar së bashku në këtë shtet për të zhvilluar tradita dhe metoda sa më të mira edukimi.

Edhe fëmijët më të lazdruar shpëtojnë pa u dënuar, dhe ekziston një arsye e mirë prapa kësaj metode.

Metoda e mirësjelljes

Fëmijët në Indi mësohen të jenë të sjellshëm qysh nga lindja. Durimi është në mesin e gjërave më të rëndësishme.

Informacionet e kontrolluara

Prindërit zakonisht i “detyrojnë” fëmijët të shikojnë programe televizive që u dedikohen artit dhe edukimit. Një gjë e tillë është tejet e nevojshme ditëve të sotme, kur interneti dhe televizioni mund të ndikojnë negativisht në personalitetin apo karakterin e një personi.

Sjelljet së pari…

Femrat indiane janë tejet të kujdesshme për etikën në tavolinë, dhe i mësojnë fëmijët se si t’i kenë sjelljet e duhura. Në moshën dy vjeçare, fëmijëve u falet nëse luajnë me ushqim; në moshën 10 vjeçare, një sjellje e tillë nuk tolerohet.