Presidenti i Zgjedhur Ilir Meta, deklaroi në fushatën përmbyllëse të LSI-së në berat, se kryeministri Rama është fajtor për gjendjen e keqe të Shqipërisë.

Ai ju bëri thirrje socialistëve që të mos votojnë për rilindjen, pasi Rama kërkon përçarjen e të majtës.

‘Berati është dhe do të jetë i kuq, është dhe do të jetë me LSI-në. Në 25 qershor siç e patë dje në Kavajë, edhe Kavajë do ti shporrë përmes vetingut bandat e rilindjes që nuk kanë asnjë lidhje me të majtën.

Asnjë shpresë të mos ketë lideri i mavisë, Berati është dhe do të jetë flakë i kuq. Berati nuk i harron mashtrimet. Berati u jep besën dhe fjalën burrave të besës dhe të fjalëve. Berati do të votojë, jo për të vazhduar edhe 4 vjet cirkun e Rilindjes, cirku mbaroi. Berati ka halle probleme, të rinj që duan shpresë, ata që duan punë, që nuk duan të mbushin llotarinë amerikane, prandaj do të votojnë planin tonë.

Gjatë këtyre 4 viteve pamë se si bëhet qameti, se si përdoret policia, presioni shantazhi, dhuna burgosja ndaj të vobektëve që nuk kanë paguar dritat, pamë se si bëhen akte ligjore që oligarkët të fshijnë amlet e borxheve që kanë ndaj OSHEE-s dhe ndaj tatimeve.

Më mirë të shkarkojmë kreun e rilindjes se sa të rinjtë e të rejat të braktisin Shqipërinë.

Kreu i rilindjes, zgjodhi vendin më të gabuar për të sulmuar pabesisht LSI-në dhe njëkohësisht për të provokuar përçarjen e të majtës që e ka bërë dhe herë të tjera.

Në 25 qershor të gjithë socialistët që u poshtëruan nga Rilindja e kanë LSI-në.

Në 4 vjet ai nuk u kujdes për Shqipërinë dhe shqiptarët por u ktheu kurrizin socialistëve’, deklaroi Meta.