Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, i ftuar në emisionin ‘Opinion’ ka folur për zgjedhjet elektorale që do të zhvillohen vetëm pas pak ditësh.

Meta tha se në këto zgjedhje LSI do të jetë forcë e parë, duke mos dhënë numra të saktë se sa mandate do të marrë kjo forcë politike.

‘LSI është forcë e parë. Nuk numërohet sa vota do marri. Ka një rritje eksponenciale. PS-ja nuk ka se si të rritet. LSI nuk ka gënjyer, nuk ka patur drejtimin e qeverisë. Kjo është arsyeja se pse LSI premton një drejtim të ri’, tha Meta.