Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta i ka dhënë 48 orë kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që të distancohet nga pakti me kryeministrin Edi Rama, sipas tij kundër votës së lirë.

Këtë gjë Meta e deklaroi në intervistën e mbrëmjes së sotme në “Zonë e Lirë” për moderatorin Arian Çani.

“Nuk e di pse doli andej Luli, unë e prisja këtej t’i jepja dorën. Luli ka edhe 48 orë të distancohet nga pakti i errësirës në kurriz të votës së qytetarëve shqiptarë. Të mbajë qëndrim të qartë ndaj shefave të policisë që godasin njerëzit e LSI-së”, ka thënë Meta.

Po në “Zonë e Lirë”, më herët gjatë mbrëmjes së sotme, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se “nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pazar mes tij dhe Edi Ramës”./a.k/noa.al/