Ish-kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u tregua i qartë përballë akuzave të kryeministrit Rama se drejtorë hipotekash e patentash të vendosur nga LSI, kanë bërë korrupsion dhe kanë sorollatur shqiptarët në zyrat ku duhej të merrnin shërbim.

I ftuar në Zonë e Lirë, Meta i dha shembullin e tij si kryeministër në moshën 30-vjeçare, për t’i treguar Ramës, se nëse ka besuar se këta drejtorë kanë shkelur ligjin, atëherë kishte të gjithë pushtetin për t’i shkarkuar.

Këto janë alibi. Unë kam qenë kryeministër 30 vjec dhe nuk kam pasur atë pushtet që ka Rama. Se kam pasur kryetar partie Fatos Nanon. Unë kam hequr dy minsitra për 24 orë për një vendim qeverie. Se kur vihet në diskutim autoriteti i kryeministrit dhe ti ke të drejtë, ose do ikësh, ose do ti heqësh. Kush i ka penguar Ramën t’i heqë? Ky është kryeministër. Ato janë përalla, tepsinë e ka pasur kopmlet“, u shpreh presidenti i zgjedhur.

Meta dha edhe shembullin e shkarkimit të Ylli Manjanit nga ana ekryeministrit, që edhe pse e konsideronte të padrejtë e pranoi. Kështu. Meta thotë se nëse do të kishte pasur shkelje nga ana e drjetorëve të LSI-së, ai nuk do t’i linte pa kërkuar shkakrimin.

Unë pranova të iki Ylli Manjani, edhe pse ai kishte të derjtë, për cështjen e kanabisit etj. Nëse ky do të kishte pasur një problem me një drejtor të LSI-së dhe ai do ta kishte kërkuar, unë nuk do e bëja? Është një mashtrues i rëndomtë. Nuk priste fundin e mandatit, thoshte: Unë ndahem nga Ilir Meta“, përfundoi ish-kreu i LSI-së.