Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është shprehur mjaft i qartë, teksa ka deklaruar nga Lezha se nuk do të lejojë që të deformohet vota e shqiptarëve.
Pas incidentit të ndodhur ditën e sotme në këtë qytet, ku një simpatizant iu LSI-së u qëllua me armë ndaj tij, Meta deklaroi nga selia e LSI-së në këtë qytet se banda e nuk do ta mbajë peng Shqipërinë.
“I thoni gjithë popullit të Lezhës se ka ardhur Ilir Meta me gjithë eskortën e vetë dhe miqtë e vet për të mbrojtur votën dhe dinjitetin e lezhjanëve. Të ngrihemi të gjithë për dërrmuar bandat e rilindjes, bandat e drogës, bandat që duan të vjedhin, votën, dinjitetin dhe të ardhmen e lezhjanëve dhe fëmijëve të Lezhës”, ka thënë Meta
Ndërsa Meta dha edhe një mesazh të fortë për policinë vendore, ku u shpreh se do të takojë kreun e Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Lllallën për të denoncuar mos veprimin e uniformave blu për këto ngjarje.
“Kryesadistit nuk i mjaftojnë 45 mandatet që merr nga votat e popullit. Kryesadistin e keni të shtrirë përtokë nëse, bashkë me bandat e tij qe i keni te shtrira qe sot, ka mbaruar kjo histori”- deklaroi Meta.