“Bachelor in Paradise”, është një show televiziv i realitetit, një program që zhvillohet në një parajsë të izoluar në Meksikë e ku hyjnë ata që duan të zbulojnë marrëdhënie të reja. Programi ka surpriza, mysafirë të papritur, risi, befasi etj. Por për të shmangur keqkuptimet sidomos me seksin aty, producentët kanë vendosur që një çift duhet ta pranojë para tyre kur do të bëjë seks, pra të jetë marrëdhënie konsensuale, përcjell syri.net sipas rrjetit TMZ.
Burimet në vendin e pushimit në Meksikë ku programi është duke u filmuar thanë për TMZ se tani ka rregulla të reja në lidhje me seksin veçanërësisht në atë “The Boom Boom Room” ku zbret shumica për seks.
Ne jemi duke e thënë para se ndonjëri ta bëjë këtë, sepse të dyja palët duhet të shkonë tek producenti dhe ta vendosin sëbashku.
Nëse producenti mendon se njera palë nuk është në gjendje të japë pëlqimin, producenti mund ta ndalojë tjetrin .
Mësuam se kur pjesëmarrësit arritën në fundjavë, ata u ulën për dy orë në një takim me avokatët dhe të tjerë dhe vendosën të gjitha rregullat.
Dhe nëse garuesit shkelin rregullat dhe shkojnë drejt e në “The Boom Boom Room”, producentët mund t’i ndalojnë.