(Kujtesë për rrënimin e xhamisë më të bukur në qendër të qytetit të Tetovës, në DITËN E FESTËS SË BAJRAMIT)
Na ishte dikur një xhami në qendër të qytetit të Tetovës (Xhamia me Saç), nga më të bukurat në këtë rajon dhe më gjerë, me një histori të bujshme të veprimtarisë së saj, fetare, kulturore dhe historike. Pastaj, erdhi pushteti komunist, i njerëzve antizot (sllav dhe shqiptarë) dhe e rrënoi këtë monument të kulturës dhe historisë sonë, siç i rrënoi edhe qindra xhami, teqe, sahatkulla, kisha, manastire, kala antike e të mesjetës dhe objekte të tjera gjithandej nëpër qytetet shqiptare në Maqedoni, sidomos në qendrat e qyteteve, në Shkup, Manastir, Tetovë, Kumanovë, Ohër, Përlepe, Shtip dhe vendbanime të tjera.
Që nuk duhej sipas tyre të dominojnë objektet fetare dhe kulturore-historike të shqiptarëve në qendrat e këtyre qyteteve të pushtuara dhe okupuara nga regjimet e huaja, kjo mund dhe të kuptohej, sipas strategjisë së vazhdueshme hegjemoniste, ekspansioniste dhe shoviniste sllave mbi trojet shqiptare, por, çfarë pati pushteti komunist, regjimi antinjerëzor dhe kundër Zotit të madhërishëm, që e rrënoi xhaminë më të bukur në qendër të qytetit të Tetovës në ditën e festës, DITËN E BAJRAMIT?!
Mbajeni mend:
Regjimi komunist (kriminelët sllavë dhe shqiptarë së bashku), bijtë e të cilëve edhe sot janë me shumicë në pushtet, ka rrënuar XHAMIA NË DITËN E BAJRAMIT!