Sipas mediave italiane, FSHF është e gatshme për t’i ofruar stolin e kombëtares një tjetër trajneri Italian.
Pas refuzimit të marrë nga Paolo Tramezzani, i cili ka preferuar të qëndrojë në Zvicër për të marrë drejtimin e Sion-it, FSHF vazhdon të mbetet në kërkim të trajnerit.
Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, në fletoren e presidentit Duka mes emrave të trajnerëve të tjerë është edhe ai i Filippo Inzaghi, i cili gjatë këtij sezoni ka arritur ta ngjiste Venecian në Serinë B.
Ndërkohë pas sezonit të suksesshëm që Inzaghi pati, ofertat drejt tij kanë qenë të shumta dhe nga ana tjetër FSHF, e shikon Pippon si zëvendësuesin e duhur të De Biasit.
Gjithashtu mediat italiane lënë të nënkuptohet se është bërë edhe oferta nga FSHF, pasi shkruaj se tashmë Inzaghi është duke reflektuar për të marrë një vendim, nëse do të largohet nga Seria B për të nisur një aventurë të re me Shqipërinë.