Zgjedhjet e së dielës në Shqipëri, u bën lajm edhe i mediave të huaja.

Në artikuj të ndryshëm të tyre, thuhet se votuesit përmbushën obligimin e tyre, ndonëse pritej një numër i vogël qytetarësh për të votuar për të preferuarin e tyre, transmeton Klan Kosova.

Sipas Abcnews, vendimi për të përfunduar votimin në orën 19 shkaktoi kaos në disa vende ku  më pas KQZ e Shqipërisë vendosi që procesi zgjedhor të përfundojë në ora 20 në të gjitha qendrat e votimeve.

Kur votimet u mbyllën, pjesëmarrja paraprake nga 19 përqind e qendrave që raportonin shifrat e pjesëmarrjes, ishte 43.9 përqind, krahasuar me 53.5 përqind katër vjet më parë.

Ndërkaq është Al Jazeera  e cila ka dhënë detaje të rezultateve duke iu referuar një Exit Poll-i.

Në artikullin e saj të publikuar, thuhet se Partia Socialiste e Shqipërisë, në krye me Edi Ramën, duket e vendosur të fitojë zgjedhjet parlamentare me 45 dhe 49% të votave.

Këto rezultate i referohen sondazhit të dal nga IPR e Italisë, ku vënte PS-në të parën e cila siguron shuimicen e vendeve në parlament, transmeton Klan Kosova.

Partia Demokratike e opozitës parashikohet të fitojë deri në 34 përqind të votave.

“Partia Socialiste mund të ketë fituar më shumë se 71 vende (në parlamentin me 140 vende), por kjo ende është një opinion, e jo zyrtarisht,” tha Antonio Noto i IPR Marketing.

Dy partitë më të mëdha po kërkojnë një shumicë në zgjedhjet parlamentare që ndjekin një marrëveshje historike midis dy partive më të mëdha politike të vendit për të mbështetur përpjekjet për të siguruar anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gara e vë Kryeministrin socialist Edi Rama kundër Lulzim Bashës të Partisë Demokratike të krahut të djathtë.

Asnjëra parti nuk fitoi një shumicë të drejtpërdrejtë në parlamentin me 140 vende në zgjedhjet e vitit 2013 ose 2009.

Votuesit e të gjitha moshave janë parë të rreshtuar herët, kur qendrat e votimit u hapën në kryeqytet, Tiranë, duke filluar nga ora 05:00 e mëngjesit të së dielës.

Pjesëmarrja e votuesve deri në orën 12:00 ishte 27,28 për qind, thuhet në Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

Sipas Politico.eu, Partia Socialiste po ashtu parashikohet të jetë fituese e zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Shqipëri.

Nëse rezultati përfundimtar është ashtu siç pritej, qeveria, e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, do të kishte një mandat për të nxitur reformat gjyqësore që kërkohen para se Shqipëria të bashkohet me BE, thuhet në Politico, transmeton Klan Kosova.