Këngëtari Meda edhe njëherë e ka dëshmuar, se rreth vetes ka arritur t’i grumbulloj një numër të madh fansash, të cilët i qëndrojnë besnik edhe sot.

Ai madje nuk iu frikësua konkurrencës që dy projekte t’i publikoi për një ditë, të dyja pjesë e albumit ‘Shihem nihem”.

Të hedhura në treg nga EmraCom kënga ‘Shihem nihem’ dhe ajo ‘Shans nuk ki’ kanë arritur t’i grumbullojnë 1 milion klikime për 24 orë në kanalin zyrtar në Youtube. Rekord ky klikimesh për një këngëtar.