Bashkëpunime, koncerte e shumë hite verore.
Artistët e njohur të estradës muzikore kohëve të fundit janë shumë të angazhuar.
Të gjithë janë duke punuar për të publikuar hitet e tyre verore.
Një bashkëpunim që ndoshta nuk e prisnit po vjen edhe nga dy artistë të njohur.
Bëhet fjalë për këngëtarin Meda dhe reperin e njohur Gold AG.
Ani pse në dy rryma të ndryshme muzikore, Meda e Goldi kanë mbledhur forcat dhe së shpejti pritet të publikojnë projektin e tyre.
“Inat”, titullohet kënga nga dyshja e famshme.
Lajmin e ka bëtë të ditur Gold AG përmes një postimi që ka bërë në profilin e tij në Instagram.
“Po vjen … #INATI ft @mehdin_pergjeqaj”, kishte shkruar Gold AG.
Ky bashkëpunim po pritet mirë edhe nga fansat e tyre.
“Ooo shume bukur”,
“New HIT”,
“Po kallet YouTube-ja krejt po thojn Faji i GOLD AG”, ishin disa nga komentet që i kishin lënë fansat.
Ndryshe projekti i fundit nga Meda është ai “Shans nuk ki”, i publikuar ditë më parë. Ndërsa Gold AG para muajit të shenjtë të Ramazanit kishte publikuar projektin e fundit “Vëlla e motër”, në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Shyhrete Behlul