Në Maqedoni vitin e kaluar janë evidentuar 13.536 fëmijë të lindur të gjallë në mjediset e qyteteve ose 58,8 për qind nga numri i përgjithshëm. Në mjediset e fshatrave janë regjistruar 9.466 fëmijë të lindur të gjallë, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë i Republikës së Maqedonisë (MAKSTAT).

Pjesëmarrje më të madhe lidhur me numrin e përgjithshëm të lindjeve, sipas rajoneve, ka rajoni i Shkupit me 36,8 për qind, ndërsa më të vogël ai Lindor me 6,7 për qind.

Mosha mesatare e nënës gjatë numrit të përgjithshëm të lindjeve në rajonet e qyteteve është 29,5 vjet përkundër 27,9 vjet në rajonet e fshatrave. mosha mesatare tek lindjet e para në rajonet e qyteteve është 28,1 vjet, ndërsa në ato të fshatrave 25,6 vjet. Gjatë lindjes së parë, për 2,6 për qind është më e re nëna nga rajonet e fshatrave.

Global

Të dhënat statistikore tregojnë se vitin e kaluar në rajonet e qyteteve kanë vdekur 12.438 persona ose 60,9 për qind përkundër 7.983 të vdekur ose 39,1 për qind në rajonet e fshatrave. Pjesëmarrje më të madhe lidhur me numrin e përgjithshëm të të vdekurve, sipas rajoneve, ka rajoni i Shkupit me 29,3 për qind, ndërsa më të vogël ai Verilindor me 8,1 për qind. Në rajonet e qyteteve ka pasur 153 foshnje të vdekura, ndërsa në ato të fshatrave 120.

Mosha mesatare e të vdekurve në rajonet e qyteteve është 72,1 për qind përkundër 72,8 vjet në rajonet e fshatrave ose moshë më të vjetër kanë persona e vdekur në rajonet e fshatrave.

T mobile In article [4]

Pjesëmarrja në rritjen natyrore të popullsisë nga rajonet e qyteteve është 42,5 për qind, ndërsa 57,5 për qind nga rajonet e fshatrave. Në tre rajone ka paraqitje të rritjes negative natyrore, edhe atë në: rajonin e Pellagonisë, Lindor dhe Vardarit.

Të dhënat për migrimet e brendshme, në kuadër të rajonit të njëjtë, tregojnë se pjesëmarrje më të madhe prej 35 për qind kanë shpërnguljet nga fshati në qytet.

Në migrimet e përgjithshme në nivel të rajonit nga fshati në qytet, pjesëmarrje më të madhe ka rajoni Lindor me 46,8 për qind, ndërsa në atë të Pollogut më e madhe është pjesëmarrja e shpërnguljeve midis fshatrave me 58,3 për qind. Saldoja e migrimeve të jashtme është më e madhe në rajonin e Shkupit, ndërsa më të vogël në atë të Pollogut.