Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në suaza të mbledhjes së pestë, me 62 vota “për”, 5 “të përmbajtur” dhe pa praninë e deputetëve të VMRO-DPMNE-së sot pasdite i zgjodhi zëvendësministrat në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Zëvendësministër i Mbrojtjes u zgjodh Bekim Maksuti, zëvendësminsitër i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, zëvendësministër i Drejtësisë Oliver Ristovski, zëvendësministre e Punëve të Jashtme Arta Toçi, zëvendësministre e Financave Shirete Elezi, ndërkaq zëvendësministër i Ekonomisë Kire Naumov.

Vllaste Dimkoviq është zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Goce Çakarovski i Shëndetësisë, Visar Ganiu i Arsimit dhe Shkencës, Elmi Aziri i Punës dhe Politikës Sociale, Dejan Pavleski i Vetëqeverisjes Lokale, Vlladimir Llazovski i Kulturës, Aleksandar bajdevski i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Remzi Mehmedi i Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa Jani Makraduli është zëvendësminsitër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Global

Comments are closed.