Me 23 qershor bie Dita ndërkombëtare e vejushave. Duke e ditur se shpërdorimi i vejushave dhe i fëmijëve të tyre është një nga shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut e se gratë e veja duhen mbrojtur, duke u siguruar kushte për të jetuar më mirë e për ta realizuar potencialin e tyre të pafundmë në ndërtimin e një bote më njerëzore, Kombet e Bashkuara e deklaruan 23 qershorin “Ditë Ndërkombëtare të vejushave”, njofton Radio Vatikani.

Numërohen më se 259 milionë vejusha në mbarë botën e pothuajse gjysma e tyre, jetojnë në kushte varfërie të plotë. Gratë e veja shpesh herë trajtohen keq nga familjet e tyre e edhe nga bashkësitë, që i shikojnë si qenie, të cilave nuk ka kush t’u dalë zot! Shumë janë viktima të diskriminimit, bazuar mbi gjininë e moshën. E shumë të tjera kalojnë një jetë tejet të trazuar nga shpërdorime fizike, morale e seksuale. Vejushat më të moshuara shpesh kanë tepër pak të ardhura ekonomike, pas një jete të vështirë, kaluar me punë tejet të rënda e krejtësisht të pashpërblyera. Edhe në vendet e zhvilluara, ka raste kur pensioni i grave është deri në 40% më i vogël sesa ai i burrave.

Vejushave më të reja, kryefamiljare, u duhet të përballojnë edhe më shumë vështirësi: të rrisin e të edukojnë fëmijët vetëm, me të ardhura krejt të kufizuara.

T mobile In article [4] Laor