Personi i cili ka humbur jetën sot në pishinën e Gërmisë është një 69 vjeçar me inicialet B.K.

Flora Ahmeti, zyrtare për Informim në Policinë e Kosovës ka konfirmuar se personi i vdekur është 69 vjeçar.

Gjithashtu Ahmeti ka theksuar se vdekjen e kanë konstatuar ekipi mjekësor dhe me urdhër të Prokurorit rasti është shpallur si vdekje e dyshimtë.

*******

Para pak minutash në pishinën e Gërmisë është mbytur një person.

T mobile In article [4]

Ende nuk dihen detajet se si ka ndodhur rasti, policia dhe ekipet mjekësore  kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të Policisë të gjithë të pranishmit janë larguar nga Pishina.

 

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/kosovapost/videos/1519744028077515/” width=”640″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Global