Mijëra protestues kanë formuar një zinxhir njerëzor prej 90 kilometrash rreth trekëndëshit kufitar të Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës për të kërkuar mbylljen e dy reaktorëve në centralet bërthamore të shtetit të Belgjikës.
Organizatorët thanë se 50,000 protestues nga Gjermania, Belgjika dhe Holanda u bashkuan me aksionin e së dielës.
Zinxhiri njerëzor u formua në komunën Huy në Belgjikë, duke kaluar nëpër Maastricht në Holandë për të përfunduar në qytetin gjerman të Aachenit.
Reaktorët e energjisë bërthamore të Belgjikës, Tihange dhe Doel, nuk ishin ndërtuar që të zgjasnin kaq shumë”, shtoi një tjetër anëtar i këshillit të qytetit Huy.
” Kjo është jashtëzakonisht e pazakontë. Në të vërtetë, ka vetëm nëntë centralë bërthamorë në botë që kanë zgjatur për kaq shumë kohë, “shtoi ai.
Protesta erdhi pasi inspektimet e fundit në dy centralet bërthamore tronditën vendin, shkruan syri.net. Inspektorët kanë zbuluar një numër të konsiderueshëm të çarash në reaktorët bërthamorë në Tihange dhe Doel.
Të paktën 70 çarje të tjera u zbuluan në reaktorin bërthamor “Tihange 2” gjatë një inspektimi të detajuar, njofton agjencia e lajmeve ‘Belga’.
Gjithashtu , rreth 300 të çara të reja thuhet se janë zbuluar në impiantin bërthamor të “Doel 3” gjatë një kontrolli të bërë muajt e kaluar.
Ministri i Brendshëm belg, Jan Jambon, konfirmoi çarjet në njërin nga centralet bërthamore pas një hetimi parlamentar të paraqitur nga udhëheqësi i Grupit të Gjelbër.