Mbrojtësi i Gjermanisë, Shkodran Mustafi, ka folur për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Meksikës në Kupën e Konfederatave.
Mustafi tha se Meksika nuk ka yje, por lojtarët luajnë për njëri-tjetrin dhe janë një skuadër shumë e fortë.
“Meksika është një skuadër që nuk ka super yje, ata janë një skuadër që luajnë së bashku dhe kanë shumë përvojë”, tha fillimisht Mustafi.
“Ne duhet të sigurohemi të luajmë si skuadër dhe të jemi agresivë, sepse ata luajnë për njëri-tjetrin dhe e bëjnë skuadrën shumë të fortë”, shtoi futbollisti me origjinë shqiptare.
Gjermania dhe Meksika do të takohen në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Konfederatave, e cila do të zhvillohet këtë të enjte.