Mbretëresha e Anglise po mban një fjalim të rëndësishëm në Hapjen e Parlamentit të Britanisë.
Mbretëresha Elizabeth II po paraqet agjendën e politikës së qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo njoftoi se do të ketë një rishikim të strategjisë kundër terrorizmit e cila do të mbulojë kompetencat në dispozicion për të luftuar ekstremizmin, dënimet që mund t’u jepen të dënuarve për veprat terroriste dhe përpjekjet për të zvogëluar disponueshmërinë e materialit ekstremist në internet.
Kryeministrja Theresa Maj ka premtuar të punojë me “përulësi dhe vendosmëri” ndërsa qeveria përgatitet të përvijojë më vonë programin e saj legjislativ.
“Brexit” pritet të mbizotërojë në Fjalën e Mbretëreshës Elizabeth.
Gjithashtu, pritet të përfshijë masa për dhunën në familje dhe sigurimin e makinave.
Konservatorët ende po përpiqen të bien dakort me partin e Irlandës së Veriut për të siguruar mbështetjen e tyre për të formuar qeverinë.